​Skela: Nuk kthehem në Shqipëri

PUBLIKUAR

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, Ervin Skela, ditën e djeshme mbushi 40 vjeç. Ai vazhdon të luajë futboll në ligat inferiore të Gjermanisë, më saktësisht me ekipin e Hanau 93 në kategorinë e 7.

Gjithashtu ish-truri i mesfushës së kuqezinjve punon si trajner me talentet e rinj në moshë të vogël.

Në një intervistë për “Gelnhäuser Tageblatt”, vlonjati flet për karrierën e tij gjatë gjithë këtyre viteve si dhe për planet e së ardhmes.

Për të ardhmen si trajner: “Kurrë mos thuaj kurrë. Megjithatë, për momentin jam shumë i kënaqur me punën time si trajner i të rinjve.”

Për t’u kthyer të jetojë në Shqipëri: “Absolutisht jo. Kam ardhur këtu në Gjermani në moshën 18-vjeçare dhe tani kam bërë më shumë vite që jetoj këtu sesa në Shqipëri. Jam integruar plotësisht me jetën, gjuhën dhe mentalitetin gjerman. Për më tepër djali im ka lindur këtu ndaj do të ishte shumë e vështirë për mua të largohesha. Gjithsesi në zemër unë mbetem shqiptar.”

Për pjesëmarrjen e Shqipërisë në EURO 2016: “Pjesëmarrja e Shqipërisë në një kompeticion madhor ishte një kënaqësi e madhe për mua sepse ishte rezultati i punës së bërë prej një dekade. Pata mundësi të shihja nga afër entuziazmin në vendin tim sepse punova si ekspert futbolli në televizion gjatë kompeticionit.”

Për momentet e paharruara në karrierë: “Fitorja me kombëtaren ndaj Greqisë me rezultatin 2-1, menjëherë pasi kundërshtari ishte shpallur kampion Europe është një nga momentet e paharrueshme në karrierën time. Festa pas ndeshjes ishte e jashtëzakonshme, njësoj si të kishim fituar Botërorin”. /ATSH/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...