​Sarri zbulon kërkesën e Abramovichit

PUBLIKUAR

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, beson se pronari i klubit të tij, Roman Abramovich, e ka emëruar atë në pozitën e trajnerit për të luajtur futboll më sulmues. Ai thotë se kjo ishte edhe kërkesa e pronarit rus.

Sarri u emërua në pozitën e trajnerit këtë verë, pasi që Chelsea e kishin kërkuar atë gjatë gjithë verës, por ata nuk arrinin një marrëveshje me klubin e atëhershëm të Sarrit, Napolin. Presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentiis, ishte kundër largimit të Sarrit nga klubi i tij, përcjell Gazeta Express.

Përfundimisht, Napoli e lejuan Sarrin të largohet dhe në vend të tij e sollën Carlo Ancelottin. Megjithatë, marrëdhëniet mes Napolit dhe Chelseat tashmë janë zbehur.

“Mendoj se edhe Abramovichi e dinë se do të më duhet më shumë kohë. Nëse më kanë thirrur para 40 ditëve, mendoj se kjo gjë është sepse duanë ta shohin futbollin tim këtu. Nuk është e lehtë, por duhet të tentoj”, ka thënë Sarri.

“Është e rëndësishme të më pëlqej mua, pikësëpari. Dua ta shijoj, dua të argëtohem, të bëjmë presion me topin. Pastaj, nëse e shijoj stilin e lojës, ndoshta edhe shikuesve do t’u pëlqejë. Dhe mendoj që nëse edhe lojtarët e shijojnë ndeshjen, atëherë ata do të kenë më shumë mundësi ta fitojnë atë”.

“Do të më duhen dy apo tre muaj. Por mendoj se në këtë rast, me këtë skuadër, kam shumë lojtarë inteligjent”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...