- Maurizio Sarri tha se do të përshëndes Gonzalo Higuainin ashtu siç bënë baba me djalin e hidhëruar
Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, ka bërë shaka për ish-sulmuesin e klubit Gonzalo Higuain, para ndeshjes ndërmjet Napolit dhe Juventusit.
Higuain kaloi gjatë verës së kaluar nga Napoli në Juventus për shifrën rekord prej 95 milionë eurove.
I pyetur se si do të përshëndetet me lojtarin në kryendeshjen e fundjavës Sarri është përgjigjur: “Në të njëjtën mënyrë që një baba bën me djalin që e ka nervozuar”. /Express


