rajneri i ri Chelseat, Maurizio Sarri, e ka shprehur adhurimin e tij për portierin Kepa Arrizabalaga, por ka refuzuar të tregojë nëse Chelsea dëshiron të transferojë portierin e Athetic Bilbaos për ta zëvendësuar Thibaut Courtoisin.
Belgu Courtois nuk është kthyer për ushtrime para se të fillojë sezoni i ri për shkak të interesimit të Real Madridit. Gjithashtu, ai nuk është pjesë e skuadrës që luajti në turneun parasezonal në SHBA, International Champions Cup, përcjell Gazeta Express.
Chelsea janë shumë afër transferimit të Kepas për shumën më të lartë që është paguar ndonjëherë në botë për një portier, 79.7 milionë euro.
“E kam parë atë para një viti. Përshtypja ime e parë ishte se është një portier shumë i mirë, shumë i ri por shumë, shumë i mirë”, ka thënë Sarri.
“Nuk di asgjë për Courtois e nuk di asgjë as për Kepan, natyrisht”. /Gazeta Express/


