​Sarri: Chelsea është më mirë se Arsenali

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, e vuri në dyshim arsyen pse skuadra e tij po kritikohet kaq shumë kohëve të fundit, duke thënë se ata janë duke e kaluar një sezon më të mirë se rivali i Premierligës, Arsenali.

Fitorja me rezultat 3:0, në ndeshjen kundër Malmos, të enjten, bëri që skuadra e Sarrit të kualifikohet për në fazën e 1/8 të finales së Europa League. Chelsea e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 2:1, transmeton Gazeta Express.

Përkundër këtij suksesi, italiani ka qenë nën presion të madh gjatë kohës së fundit e madje raportohej se ai ishte afër shkarkimit. Ky presion do të vazhdojë edhe këtë fundjavë, kur Chelsea takohet me Manchester Cityn për finalen e Carabao Cup të dielën.

Sarri beson se është e padrejtë që skuadra e tij është kritikuar edhe më shumë sesa Arsenali, të cilët kanë të njëjtin numër të pikëve në Premierligë dhe gjithashtu kanë arritur në fazën e 1/8 të finales së Europa League.

“Vazhdoj t’i dëgjoj njerëzit që e lavdërojnë Arsenalin për këtë sezon, por ata nuk janë në finalen e Carabao Cup, kanë të njëjtin numër të pikëve në Premierligë me ne dhe e kanë arritur 1/8 e finales së Europa League, si ne”, ka thënë Sarri.

“Nuk e kuptoj pse njerëzit sillen sikur sezoni ynë është kaq negativ dhe i Arsenalit është shumë mbresëlënës. Është e vërtetë që kemi pasur ulje dhe ngritje, por duke e marrë parasysh që ky është sezoni im i parë në një ligë dhe ambient të ri, mendoj se kjo është e pranueshme”.

“Unë e mora një skuadër që përfundoi në pozitën e pestë, e jo një që e fitoi kampionatin sezonin e kaluar”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...