​“Salah po ua dëshmon të gjithëve se është ndër më të mirët”

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Liverpoolit, tani trajner i Newcastle, Rafa Benitez, e ka lavdëruar sulmuesin egjiptian, Mohamed Salah, duke thënë se ai është duke ua dëshmuar të gjithëve se është ndër të mirët në botë.

Lideri i Premierligës, Liverpooli, do ta presë Newcastlein në Anfield në orën 16:00, kur do të tentojnë ta vazhdojnë ecurinë e pamposhtur të këtij sezoni në ligë, veçanërisht pasi që dy ndeshjet e ardhshme, kundër Arsenalit dhe Manchester Cityt, do të jenë mjaft të vështira, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani gjithçka ka shkuar mjaft mirë për djelmoshat e Jurgen Kloppit, të cilët pozicionohet në vendin e parë në tabelën e Premierligës. Lideri i kësaj skuadre është Salah, i cili kishte arritur t’i shënonte 44 gola gjatë sezonit të kaluar.

Këtë sezon, sulmuesi egjiptian nuk e filloi në mënyrën më të mirë të mundshme, mirëpo gjatë ndeshjeve të fundit ai i është kthyer formës së tij dhe ka arritur t’i shënojë 14 gola deri më tani. Benitez është i vetëdijshëm për dëmin që mund ta shkaktojë Salahu.

“Salah është duke ua dëshmuar të gjithëve se ai është ndër më të mirët. Ai e ka shpejtësinë, vizionin, aftësinë dhe është shumë i rrezikshëm dhe i saktë para portës së kundërshtarit”, ka thënë Benitez.

“Por, nuk është vetëm ai. Ata e kanë një skuadër shumë të mirë, mund t’i pushojnë të gjithë lojtarët për një ndeshje dhe përsëri e kanë një skuadër të mirë në fushë. Skuadra po e ndihmon Salahut çdo javë. Futbolli është për vazhdimësi dhe cilësi. Për momentin, Salahu ka gjithçka”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...