Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se Robert Lewandowski do të jetë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit
Karl-Heinz Rummenigge ka gëzuar tifozët e Bayern Munichut, pasi ka treguar se sulmuesi polak, Robert Lewandowski do të jetë gati për ndeshjen ndaj Real Madridit.
Lewandowski mungoi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Realit, të cilën skuadra e tij e humbi 2:1 në Allianz Arena.
“Mjekët kanë bërë punë të jashtëzakonshme, por rrezikimi ishte i madh. Për ndeshjen e kthimit Lewandowski do të jetë 100 për qind gati”, tha Tummenigge për Kicker. /Express/


