​Rooney: Më mungon Manchester Unitedi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Ish-sulmuesi legjendar i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka bërë të ditur se atij i mungon të luajë për “Djajtë e kuq” dhe se pendohet që nuk e ka përfunduar karrierën aty.

Golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, 33-vjeçari do të kishte qenë i lumtur nëse do i ishte ofruar mundësia për t’i dhënë lamtumirën futboll, duke u pensionuar, në Manchester United, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, kjo gjë u bë e pamundur për shkak të minutave të pakët në të cilët ai aktivizohej në ndeshje kur erdhi Jose Mourinho. Për këtë arsye, ai u detyrua të transferohej në klubin ku kishte nisur karrierën, Everton.

Ndërsa, këtë verë ai vendosi ta vazhdojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u transferua si agjent i lirë në DC United. Për shkak të paraqitjeve të mira, ai është ftuar për herë të fundit nga Kombëtarja e Anglisë për ndeshjen miqësore kundër SHBA-së.

“Natyrisht që më mungon. Ishte pjesa më e mirë e karrierës sime, të luaja për Manchester Unitedit dhe e bëra këtë gjë për një kohë të gjatë. Por, ishte kohës e duhur për t’u larguar”, ka thënë Rooney.

“Unë nuk po luaja në ndeshje, pikë së pari. Gjithmonë kam qenë lojtar që dua të luaj. Natyrisht, bisedova me trajnerin dhe e kuptova se nuk do të aktivizohesha aq sa doja, kështu që ishte vendimi i duhur dhe koha e duhur për të shkuar”.

“Natyrisht, situata ideale do të kishte qenë nëse do të kisha qëndruar dhe ta përfundoja karrierën atje, por futbolli ndryshon. Gjëra të ndryshme ndodhin për shumë arsye. Unë u largova me kujtime të mrekullueshme”.

“Kalova një periudhë të mrekullueshme me Manchester Unitedit dhe mezi po pres të kthehem në Angli dhe t’i takojë disa nga ish-bashkëlojtarët e mi dhe shokë që i kam nga stafi”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...