Ish-sulmuesi legjendar i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka thënë se ai beson që lojtarët e “Djajve të kuq” ende e mbështesin trajnerin e tyre, Jose Mourinhon dhe se ata ende tentojnë të bëjnë paraqitje sa më të mirë për të.
Manchester Unitedit pozicionohet në vendin e tetë në tabelën e Premierligës, gjithsej nëntë pikë prapa Manchester Cityt dhe Liverpoolit. Rezultatet dhe paraqitjet e dobëta e kanë vënë në dyshim pozitën e Mourinhon si trajner i klubit, përcjell Gazeta Express.
Megjithatë, Rooney thotë se spekulimet se lojtarët nuk duan të luajnë mirë për të më janë të pavërteta pasi që sipas tij lojtarët e respektojnë klubin dhe i respektojnë bashkëlojtarët e tjerë, si dhe e përkrahin trajnerin.
“Natyrisht, ata janë duke kaluar në një periudhe të keqe për momentin, por Jose Mourinho ka shumë përvojë dhe mendoj se disa nga lojtarët duhet të performojnë më mirë”, ka thënë Rooney, i cili është duke shkëlqyer me DC Unitedit në Major League Soccer.
“Shpresoj se ata do të kthehen në formë, do t’i fitojnë disa ndeshje dhe do ta mbajnë presionin mbi klubet në vendet e para dhe do ta marrin këtë pozitë, pasi që unë dua t’i shoh ata në vend të parë. Gjatë gjithë karrierës sime, nuk kam parë e as nuk kam dëgjuar ndonjë lojtarë të luajë keq për shkak se është zënë me trajnerin”.
“Nuk mendoj se një lojtar mund ta bëjë një gjë të tillë. Duhet ta respektosh klubin dhe tifozët si dhe t’i respektosh edhe bashkëlojtarët e tu. Nuk mendoj se ndonjë lojtar, veçanërisht ndonjë lojtar i Manchester Unitedit, nuk e jep maksimumin për Josen. Jam i sigurt se ata janë duke punuar shumë prapa skenave për t’i marrë rezultatet më të mira të mundshme”. /Gazeta Express/


