​Ronaldo e kërkon Marcelon në Juventus

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Ylli I Juventusit, Cristiano Ronaldo, dëshiron që mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo, t’i ndjek hapat e tij dhe t’i bashkohet skuadrës së Juventusit, raporton Don Balon.

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi këtë afat kalimtar dhe iu bashkua skuadrës së Juventusit për 117 milionë euro. Ai i kishte shënuar 450 gola në 438 ndeshje dhe kishte fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi në tre vitet e fundit. Megjithatë, ai mendonte se kishte ardhur koha që ta ndryshonte klubin e tij, përcjell Gazeta Express.

Që nga transferimi Ronaldos në Juventus, është spekuluar se Juventusi do të tentojë ta transferojë edhe mbrojtësin brazilian, Marcelon. Ai ka luajtur së bashku me Ronaldon për nëntë vite në Real Madrid, ku kanë krijuar një marrëdhënie të mirë si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj.

Tuttosport raporton se Juventusi do të tentojë ta bindë presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, me ofertë prej 50 milionë euro, por kjo gjë do të ndodhë vetëm nëse Alex Sandro largohet nga klubi.

Marcelo, për momentin, në Real Madrid ka pagë prej 11 milionë eurosh në sezon. Kjo do të thotë që Juventusit, përveç shumës që do t’i duhet t’ia paguajë Real Madridit, do t’i duhet të shpenzojë shumë para edhe për pagën e Marcelos, në mënyrë që ta bindin edhe atë të transferohet në Itali.

Megjithatë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk është i interesuar ta shesë Marcelon, përveçse nëse ndonjë klub arrin ta paguaje klauzolën e tij të largimit, e cila raportohet se është 200 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...