Inter është gati të bëjë revolucion në skuadrën e parë, duke transferuar tetë futbollistë të mëdhenj
Inter ka vite kur është larg titullit të Serie A dhe pjesëmarrjes në garën më të madhe për klube, Liga e Kampionëve.
Por, kjo mund të ndryshojë shumë shpejtë, pasi drejtuesit e klubit janë dukë përgatitur revolucion, ku planifikojnë transferimin e tetë futbollistëve të mëdhenj.
Dëshira e parë është mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez, i cili nuk ka vend në skuadrën e Zinedine Zidane.
Pas tij, Inter në mesfushë kërkon edhe tre futbollistë të tjerë, Marco Verrattin e PSG’së, Lucas Biglian e Lazios dhe Luiz Gustavon e Wolfsburgut.
Në mbrojte Inter synon Marquinhon e PSG dhe mbrojtësin e majtë të Benficas, Lindelof, ndërsa në sulm, Berardi ose Bernardeschi dhe Alexis Sanchez.
Në anën tjetër, nga Interi pritet të largohen hiç më pak se sa 10 futbollistë, të cilët nuk pëlqehen nga trajneri Stefano Pioli. /Express/


