​Reagon Vinicius Jr pasi një zjarr i vret dhjetë futbollistë të ish-klubit të tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Ylli i ri i Real Madridit, Vinicius Junior, ka reaguar menjëherë pasi u bë i ditur lajmi për zjarrin që e kaploi kampin stërvitor të ish-klubit të tij, Flamengos, duke i vrarë dhjetë persona.

Një zjarr i madh i vrau sot dhjetë futbollistë të rinj dhe i lëndoi tre të tjerë në kampin stërvitor të Flamengos, në Rio De Janeiro të Brazilit. Lajmi u konfirmua edhe nga departamenti lokal i zjarrfikësve, transmeton Gazeta Express.

Tre të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital dhe, sipas policisë, zjarri filloi në atë pjesë të kampit stërvitor ku flenë zakonisht futbollistët.

“Jam duke i kujtuar netët dhe ditët që i kam kaluar në atë kamp stërvitor, është e frikshme! Ende nuk mund ta besoj, por jam duke u lutur për të gjithë! Zoti i bekoftë familjet e të gjithëve”, shkruan Vincius në Twitter.

Sipas informatave të lëshuara nga zjarrfikësit, gjendja tani është nën kontroll.

Vincius kishte qenë pjesë e akademisë së Flamengos, para se të bëhej pjesë e ekipit të parë të këtij klubi në vitin 2017. Gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar, Vinciusi e siguroi transferimin në Real Madrid për 61 milionë euro. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...