​Reagon Valverde pas lajmit se babai i Neymarit iu përgjërua t’ia kthente djalin në Barçë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Konjufca për vrasjen e grave: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje...

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka insistuar se ai nuk ka marrë asnjë telefonatë për transferimin e brazilianit Neymar, pas lajmit se babai i yllit të Paris Saint-Germainit e kishte telefonuar klubin për ta kërkuar këtë transferim.

El Mundo raportoi këtë javë se Neymar Sr është duke e lutur vazhdimisht bordin e Barcelonës për ta kthyer djalin e tij, Neymar Jr, në Camp Nou. Këto lajme u mohuan nga babai i Neymarit menjëherë, transmeton Gazeta Express.

Neymari e shkëmbeu Camp Nou me Parc des Princes në gusht të vitit 2017, kur e siguroi një transferim për 222 milionë euro. Ky transferim i kishte shkaktuar shumë probleme Barcelonës, që nuk kishte përgatitur transferimin e një zëvendësuesi për të, transmeton Gazeta Express.

26-vjeçari i kaloi katër sezone të mrekullueshme me Barcelonën, duke e fituar dy herë titullin e Serisë A dhe një herë titullin e Ligës së Kampionëve, por dëshira për të mos mbetur nën hijen e Messit bëri që ai ta kërkonte largimin.

Mirëpo, përkundër që ai kishte vendosur të largohej me dëshirën e tij, gjatë afatit kalimtar të verës ishte spekuluar se ai dëshiron të kthehet të luajë për Barcelonën. Këto spekulime kanë filluar përsëri dhe mediat botërore raportojnë se Barcelona është e gatshme të shpenzojë mjaft shumë para për ta kthyer Neymarin në Camp Nou.

“Njerëzit thonë shumë gjëra për lojtarët në klubet e tjera. Ai është një futbollist i mrekullueshëm, ishte fantastik në turneun e Kupës së Botës, mirëpo tani është në një klub tjetër, kështu që nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë temë”, ka thënë Valverde.

“Nuk është në pyetje nëse Neymari më ka telefonuar… askush nuk më ka telefonuar për këtë punë. Lajmet e tilla gjithmonë paraqiten në media të ndryshme. Ai është një lojtar i PSG-së dhe ne e respektojmë PSG-në”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...