​Reagon Hazard pas kritikave të Sarrit: S’më intereson çfarë thotë ai

PUBLIKUAR

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, e ka vënë edhe më shumë në dyshim të ardhmen e tij në Chelsea me deklaratën e fundit për trajnerin Maurizio Sarri. Kjo i ka nxitur edhe më shumë spekulimet për një marrëdhënie jo edhe aq të mirë mes këtyre të dyve.

Në një intervistë para ndeshjes së mbrëmshme të Chelseat, kundër Tottenhamit në gjysmëfinale të Carabao Cup, Hazardi tha se atij nuk i interesojnë kritikat e Sarrit, transmeton Gazeta Express.

Sarri e kishte vënë në pikëpyetje aftësinë e Hazardit për të qenë lider i skuadrës, pas ndeshjes së parë kundër Tottenhamit, të cilën “blues” e kishin humbur me rezultat 1-0. Chelsea në fund u kualifikua për në finale, pasi që ndeshjen kthyese e fitoi mbrëmë përmes penalltive.

Belgu e fitoi çmimin për lojtarin më të mirë të kësaj ndeshje, pasi arriti t’ia dhurojë epërsinë skuadrës së tij në pjesën e parë të ndeshjes. Paraprakisht, ai kishte bërë të ditur se nuk është i shqetësuar nga komentet e trajnerit të tij.

“Të jem i sinqertë, nuk më intereson. Unë thjesht luaj futboll, nuk ka rëndësi çfarë thotë trajneri. Unë përqendrohem te ekipi dhe gjithmonë dua ta bëjë më të mirën për këtë ekip. Sot, e bëra këtë dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Hazard.

Chelsea e fitoi ndeshjen e mbrëmshme me rezultat 2-1, mirëpo për shkak se rezultati i përgjithshëm ishte 2-2, ndeshja u vendos përmes gjuajtjeve nga pika e penalltisë. Vendasit i shënuar katër penalltitë e para. Hazardi ishte i pesti me radhë, mirëpo bashkëlojtarët e tij u siguruan që belgut të mos i duhej të gjuante nga 11-metërshi.

Tani, londinezët do të përballen me Manchester Cityn në finalen e Carabao Cup, e cila do të zhvillohet më 24 shkurt. Hazardi e pranon se kjo ndeshje do të jetë një sfidë e madhe për të dhe bashkëlojtarët e tij.

“Është gjithmonë e vështirë kundër Manchester Cityt. Bashkë me Liverpoolin, mendoj se ata janë ekipi më i mirë në Premierligë për momentin. Kanë fituar shumë trofe në pesë apo gjashtë vjetët e fundit, por edhe ne e kemi një ekip të mrekullueshëm dhe mendoj se kemi gjasa të barabarta për të fituar”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...