​Reagon Barcelona, përforcon mbrojtjen (Foto)

PUBLIKUAR

Barcelona është në krizë në fillim të këtij kampionati dhe është gati të shpenzojë mbi 300 milionë euro për lojtarë të rinj

Drejtuesit e Barcelonës dëshirojnë të përforcojnë skuadrën gjatë kësaj vere në të gjitha repartet, pas humbjes 5:1 në dy ndeshje ndaj Real Madridit në Superkupën e Spanjës.

Barcelona tashmë ka shpenzuar 87 milionë euro për transferime, 12 për Gerard Deulofeu, 35 për nelson Semedo dhe 40 për mesfushorin Paulinho.

Pas tyre, i pari që pritet të nënshkruajë me Barcelonën është mbrojtësi i Palmeiras, Yerry Mina, i cili në Cam Nou do të vijë vetëm në vitin 2018, shkruan Sport.

Mina edhe pse nuk do të luajë këtë sezon me Bacelonën, shihet si një mbrojtës i së ardhmes, pas problemeve që tregoi mbrojtja në ndeshjen ndaj Realit në Superkupë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...