​Reagon Allegri pasi Ronaldo e humbi penalltinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Trajneri italian i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk e ka konsideruar humbjes e penalltisë nga Cristiano Ronaldo ndonjë gjë të madhe, duke thënë se një gjë e tillë mund t’i ndodhë të gjithëve.

Sulmuesi portugez e pati një mundësi të artë në pjesën e dytë të ndeshjes së djeshme për ta thelluar rezultatin kundër Chievos, megjithatë portieri 39-vjeçar, Stefano Sorrentino, arriti t’ia mbrojë gjuajtjen Ronaldos, transmeton Gazeta Express.

Përkundër që Ronaldo e humbi këtë mundësi, Juventusi arriti ta fitojë lehtësisht edhe këtë ndeshje, duke siguruar fitore me rezultat 3-0, përmes golave të shënuar nga Douglas Costa, Emre Can dhe Daniele Rugani.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Allegri bëri të ditur se për të është më e rëndësishme fitorja e skuadrës sesa penalltia e Ronaldos. Megjithatë, strategu italian e pranoi se Ronaldo u mundua më shumë se zakonisht për të shënuar gol në pjesën e parë të ndeshjes.

“Penalltitë e rëndësishme janë në raste të tjera… mund të ndodhë që ta humbasësh një penallti. Nuk mendoj se kjo është hera e parë që Ronaldo po e humb një penallti në karrierën e tij”, ka thënë Allegri.

“Në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme është se ekipi fitoi. Ai [Ronaldo] dëshiroi të shënonte dhe në pjesën e dytë ishte shumë më i mirë teknikisht. Në pjesën e parë, ai po ngutej shumë për ta gjetur rrjetën e portës”.

“Ndërsa në pjesën e dytë të ndeshjes, ai luajti futboll shumë më të lehtë dhe ai i pati dy apo tri raste të mirë për të shënuar gol”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...