​Ramosi e godet me dorë Messin, ky i fundit e humb durimin

PUBLIKUAR

Fundi i pjesës së parë të ndeshjes mes Real Madridit dhe Barcelonës ishte tejet dramatik dhe jo vetëm për shkak të rasteve që dy skuadrat i krijuan për të shënuar.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e goditi me dorë Lionel Messin gjatë një aksioni, edhe pse nuk është e qartë nëse e bëri këtë gjë me qëllim, shkruan Gazeta Express.

Messi mbeti i shtrirë në fushë nga ky incident, mirëpo gjyqtari nuk e konsideroi të parregullt dhe e sinjalizoi vazhdimin e lojës.

Pas kësaj, Messi u ngrit në këmbë dhe aty filloi një zënkë me Ramosin, kur të dy futbollistët i përplasën kokat me njëri-tjetrin.

Një lloj zënke filloi edhe mes të gjithë lojtarëve pasi gjyqtari e sinjalizoi përfundimin e ndeshjes, mirëpo gjithçka përfundoi shumë shpejt dhe të dy skuadrat u drejtuan për në zhveshtoret e Santiago Bernabeut. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...