​Ramosi e feston anulimin e golit të Ajaxit: Jam tifoz i madh i VAR-it

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka shprehur dashurinë e tij për VAR-in, pasi që kjo teknologji bëri që klubi madrilen ta sigurojë fitoren në ndeshjen e mbrëmshme kundër Ajaxit.

Madrilenët e fituan këtë ndeshje përmes golave të shënuar nga Karim Benzema dhe Marco Asensio. Kjo fitore është mjaft e rëndësishme dhe tani “Los Blancos” janë shumë afër për ta zënë një vend në çerekfinale, transmeton Gazeta Express.

Nicolas Tagliafico mendoi se i kishte dhënë epërsinë skuadrës holandeze kundër kampionit evropian dhe botëror, por VAR-i ndërhyu dhe e anuloi atë. Ky gol u anulua për një faull të sulmuesit të Ajaxit ndaj portierit të Madridit, si dhe për pozitë jashtë.

UEFA e ka sqaruar këtë vendim duke thënë se gjyqtari vlerësoi se bashkëlojtari i Tagliaficos, Dusan Tadic, kishte qenë në pozitë jashtë loje dhe e kishte penguar portierin ta merrte topin apo të luante në mënyrë normale, gjatë kohës sa Tagliafico po e godiste topin me kokë.

“Jam tifoz i madh i VAR-it dhe, dalëngadalë, kjo teknologji po e bën futbollin më të drejtë. Ka pasur raste kur ne jemi ndëshkuar nga ajo dhe sot e anuloi një gol kundër nesh dhe kjo ishte tejet e rëndësishme”, ka thënë Ramos. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...