​Ramos, pas incidentit me Messin: Kur nuk shënon, bën gjëra të tilla!

PUBLIKUAR

Kapiteni dhe qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka komentuar incidentin me Lionel Messin, gjatë El Clasicos. Sipas spanjollit, Messi e shkaktoi zënkën, pasi që ndiente se duhej të bëhet protagonist në ndeshje në ndonjë lloj mënyre.

Ramos, e goditi me dorë Lionel Messin gjatë një aksioni, edhe pse nuk është e qartë nëse e bëri këtë gjë me qëllim.  Messi mbeti i shtrirë në fushë nga ky incident, mirëpo gjyqtari Alberto Undiano Mallenco nuk e konsideroi të parregullt dhe e sinjalizoi vazhdimin e lojës, transmeton Gazeta Express.

Pas kësaj, Messi u ngrit në këmbë dhe aty filloi një zënkë me Ramosin, kur të dy futbollistët i përplasën kokat me njëri-tjetrin.

“Nuk e godita qëllimisht Messin, por ai nuk e priti aspak mirë atë gjë.  Kam përshtypjen se kur nuk shënon, detyrohesh të bësh diçka tjetër”, ka thënë Ramosi.

Një lloj zënke filloi edhe mes të gjithë lojtarëve pasi gjyqtari e sinjalizoi përfundimin e ndeshjes, mirëpo gjithçka përfundoi shumë shpejt dhe të dy skuadrat u drejtuan për në zhveshtoret e Santiago Bernabeut.

Barcelona e filloi këtë ndeshje me rezultat 1:0. Tri pikët e fituara nga kjo ndeshje bëjnë që Barcelona ta përforcojë pozitën e parë në tabelën e La Ligës, plot 12 pikë para “Los Blancos” e dhjetë pikë para Atletico Madridit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...