​Ramos, pas golit të tretë: Të mos i lejojmë të na i shënojnë gjashtë!

PUBLIKUAR

Njëra ndër fotografitë që ka mbetur më së shumti në mendjen e tifozëve madrilenë, nga disfata 3:0, në shtëpi, kundër Barcelonës, është ajo e fytyrës së Sergio Ramosit pas golit të tretë të mysafirëve, në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Pas penalltisë, të cilën Suarezi e shënoi në stilin “Panenka”, Real Madridi do mposhtej me rezultat të thellë, 3:0, në shtëpi, transmeton Gazeta Express.

Për këtë arsye, kapiteni dhe qendërmbrojtësi spanjoll i “Los Blancos” ua dërgoi një mesazh tejet të rëndësishëm bashkëlojtarëve të tij.

“Le të mos i lejojmë ata të na i shënojnë gjashtë!”, ishte thirrja e Ramosit për bashkëlojtarët e tij, që e bëri të qartë qëllimin e madrilenëve deri në fund të ndeshjes.

“Los Blancos” iu përkushtuan këtij udhëzimi të Ramosit dhe Barcelona nuk arriti t’i dëmtojë edhe më tej madrilenët. Ndeshja përfundoi me rezultat 3:0, apo me rezultat të përgjithshëm 4:1.

Tani, Barça do ta kërkojë trofeun e 31-të në Kupën e Mbretit, kundër fituesit të gjysmëfinales mes Valencias dhe Real Betisit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...