Faqja zyrtare e Ballon D’Or në Twitter i ka publikuar edhe emrat e pesë lojtarëve të tjerë, të cilët janë të nominuar në mesin e 30 futbollistëve për këtë çmim.
Të nominuarit e radhës janë: Antoine Griezmann (Atletico Madrid dhe Francë), Isco (Real Madrid dhe Spanjë), Harry Kane (Tottenham dhe Angli), Eden Hazard (Chelsea dhe Belgjikë), si dhe N’Golo Kante (Chelsea dhe Francë), raporton Gazeta Express.
Sot, gjatë ditës, France Footbal do t’i publikojë gradualisht të gjithë emrat e 30 të nominuarëve për ta fituar çmimin “Topi i Artë” për vitin 2018.
Para këtyre pesë të nominuarëve, ishin publikuar edhe dhjetë të tjera: Thibaut Courtois, Cristiano Ronaldo, Kevin De Bruyne, Roberto Firmino, Diego Godin, Sergio Aguero, Alisson Becker, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Edinson Cavani.
Vitin e kaluar, këtë çmim e fitoi ylli portugez Cristiano Ronaldo, megjithatë këtë vit ka qenë mesfushori kroat, Luka Modric, ai i cili ka arritur t’i fitojë titujt e tjerë për lojtarin më të mirë të vitit. /Gazeta Express/


