​PSG-ja kërkon mesfushorin e Bayernit

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain është e interesuar t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit të Bayern Munichut, Renato Sanches, sipas gazetës Kicker.

Sezonin e kaluar, mesfushori ishte pjesë e klubit anglez, Swansea City, si huazim, por aty ai nuk arriti të shfaqë talentin e tij. Megjithatë gjigantët e Francës janë adhurues të mëdhenj të aftësitë dhe talentit të tij, dhe për këtë arsye duanë të tentojnë ta sjellin atë në Paris, transmeton Gazeta Express.

Portugezi, sezonin e kaluar, nuk arriti të shënojë asnjë gol dhe nuk e bëri asnjë asist. Megjithatë, ai arriti t’i krijojë gjashtë raste të mirë për gol gjatë 12 paraqitjeve të tij për Swansea Cityn. Gjithashtu, ai u tregua mjaft i saktë në pasimet e tij, duke i bërë 83% të 299 pasimeve të sakta.

Në vitin 2016, Bayern Munichu e bleu Sanchesin nga Benfica për 35 milionë euro. Megjithatë, ai nuk ka arritur ta bindë klubin gjerman ende, por ata nuk janë të gatshëm ta shesin ende, pasi që është vetëm 21-vjeçar dhe besojnë se mund të përmirësohet. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...