​PSG-ja dënohet për rekrutim të lojtarëve në bazë të origjinës etnike

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini është gjobitur 100 mijë euro për shkak të praktikave të klubit për regjistrimin dhe rekrutimin e lojtarëve në bazë të origjinë së tyre etnike. Këtë gjë e bëri të ditur Ligue de Football Professionnel (LFP).

Liderja e Ligue 1, PSG-ja, ishte tash e një kohë të gjatë nën hetime pasi klubi e pranoi edhe vet në nëntor të vitit të kaluar se për rekrutimin e lojtarëve të rinj ishin përdorur disa formularë me përmbajtje ilegale, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja Mediapart dhe televizioni Envoye Special, pas publikimit të dokumenteve të Football Leaks nga gazeta gjermane Der Spiegel, pretenduan se drejtuesit e klubit i kishin udhëzuar skautët t’i mbikëqyrin vetëm lojtarët me etni franceze, afrikanoveriore, indianoperëndimore ose afrikanë me ngjyrë.

Serge Fournier, i cili ishte atëherë skaut i PSG-së për regjionin e Normandisë, ka bërë të ditur se ata e përdornin termin “francezë” ekskluzivisht për lojtarët e racës së bardhë.

“Por, duhet ta kishim përdorur temin “të bardhë”. Kjo pasi që të gjithë lojtarët që ne i rekomandonim ishin francezë. PSG-ja nuk donte që ne t’i rekrutonim lojtarët e lindur në Afrikë, sepse nuk mund të ishim të sigurt për datat e lindjes së tyre”, ka thënë Sorunier për Mediapart.

Kjo media e ka publikuar një pjesë të bisedës së takimit në mars të vitit 2014, ku u diskutua mundësia e transferimit të Yann Ghobos. Marc Ëesterloppe, i cili ishte skaut në këtë klub, ishte ankuar për baraspeshën etnike në skuadër, gjatë këtij takimi.

“Klubi ka një problem të madh me orientimin etnik, ne kemi nevojë për më shumë baraspeshë në skuadër, kemi shumë futbollistë nga India Veriore dhe afrikanë që jetonin rreth qytetit të Parisit”.

Sipas Mediapart, kjo deklaratë e Westerloppe kishin nxitur një debat të madh. Drejtuesit e klubit e kishin thirrur atë në një takim ku e kishin paralajmëruar se do ta ndëshkonin për këtë deklaratë, megjithatë ndëshkimi nuk kishte ardhur kurrë.

Presidenti i Grupit Anti-Racizëm SOS, Malek Boutih, tentoi ta ulte rolin e këtij vendimi të menaxhmentit të klubit, duke thënë se për këtë gjë nuk kishte pasur ndonjë marrëveshje për të qëndruar të heshtur.

“Nuk kishte ndonjë marrëveshje për të qëndruar të heshtur, ekipi menaxherial nuk i kishte parë kurrë këto dokumente”, është shprehur Boutih. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...