Skuada franceze PSG është duke u interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes
Sipas Mundo Deportivo, trajneri i PSG-së, Unai Emery e pëlqen shumë mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes.
Ai ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës transferimin e tij, kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në fund të afatit kalimtar.
Barcelona mund të shfrytëzojë këtë mundësi që të kërkojë transferimin e Angel Di Marias, i cili po ashtu ka kërkuar transferimin në Camp Nou.
Për Gomes po interesohen edhe skuadrat tjera të mëdha si Juventus dhe Manchester United. /Express/



