​Probleme tjera për Realin: prishen raportet ndërmjet Ronaldos de Ramosit

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane duhet të merret me një problem tjetër që nuk ka të bëjë me organizimin e lojës ose mënyrën se si luan skuadra

Përvec rezultateve jo të mira në fillim të këtij sezoni, të mira nuk janë as marrëdhëniet ndërmjet dy kapitenëve të Real Madridit, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo.

Raporti ndërmjet tyre nga ndryshuar që nga humbja në Wembley ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, ku Ronaldo pas ndeshjes tha se Realit po i mungojnë Morata, James dhe Pepe.

Kështu nuk kishte menduar edhe Ronaldo, i cili ia kujtoi Ronaldos se kur Reali i e fitoi Superkupen e Spanjës dhe Evropës, askush nuk mendonte se po mungonte diçka.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer Ronaldos shkruan AS, sepse portugezi nuk e ka ndjerë përkrahjen e kapitenit.

Për më shumë, Ramos ka befasuar edhe me deklaratën e tij kur është pyetur nëse Ronaldo do të largohet në qershor.

“Pyetini atë nëse do të largohet, këto gjëra më ikin”. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...