​Presidenti i Interit “blindon” Mancinin

PUBLIKUAR

Trajneri italian, Roberto Mancini duket se edhe sezonin e ardhshëm do ta drejtoj Interin.

Konfirmimi vjen nga presidenti i Interit, Erick Thohir, i cili duket se është i vendosur që edhe në edicionin e ardhshëm skuadrën t’ia besojë tekniku italian, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Manchester Cityn dhe Galatasarayn.

“Shikoni se si kemi blerë shumë lojtarë në vitet e fundit. Ndoshta në verën e ardhshëm nuk do të blejmë ndonjë tjetër lojtar. Sigurisht se ne nuk do ta ndryshojmë trajnerin, sepse ky është pjesë e projektit tonë”, theksoi Thohir. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...