​Presidenti i Bayernit: Kemi mundur ta shesin Lewandowskin për 150 milionë euro

PUBLIKUAR

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka bërë të ditur se gjatë këtij afati kalimtar ka refuzuar ofertë prej 150 milionë eurosh për sulmuesin e skuadrës, Robert Lewandowski.

Këtë verë, agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi, kishte thënë se klienti i tij dëshiron të largohet nga kampioni gjerman. Kjo deklaratë kishte bërë që të rritej interesimi për polakun nga shumë klube të mëdha evropiane. Megjithatë, Bayerni ishte i vendosur të mos e lejonte largimin e sulmuesit, përcjell Gazeta Express.

Lewandowski ka marrëveshje me Zahavi që ai ta përfaqësojë vetëm deri në fund të këtij muaji.

“Ne gjithmonë e kemi pasur Robertin nën kontroll, por jo edhe agjentin e tij. Ai tentoi tri apo katër herë të takohej me drejtorin ekzekutiv, Karl-Heinz Rummenigge, drejtorin sportiv, Hasan Salihamidzic dhe mua. Por, ne nuk ia mundësuam këtë. I kam thënë se kam kohë për të vetëm në orën 14:30 më 2 shtator”, ka thënë Hoeness.

“Nëse Robert Lewandowski mund ta lirojë veten nga barra e madha e agjentit të tij dhe të përqendrohet plotësisht në Bayern, atëherë ai është transferimi më i mirë në historinë e Bayern Munichut. Ne mund të kishim marrë 150 milionë euro për të këtë verë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...