​Presidenti i Barcelonës e zbulon mundësinë e transferimit të Iscos

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksident me dy të lënduar në Lipjan

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj. Rastin  e ka konfirmuar...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, ka bërë të ditur se ai fillimisht do t’i kontaktonte drejtuesit e Real Madridit para se të bënte ofertë për ta transferuar mesfushorin spanjoll, Isco.

Për largimin e Iscos nga Santiago Bernabeu është spekuluar që nga fundi i tetorit, kur në pozitën e trajnerit erdhi Santiago Solari. Trajneri argjentinas nuk i beson Iscos dhe e aktivizon atë në lojë vetëm për ndeshjet më pak të rëndësishme ose për pak minuta në fund, transmeton Gazeta Express.

26-vjeçari, kontrata e së cilit përfundon në vitin 2020, i ka bërë vetëm pesë paraqitje si titullar për Real Madridin këtë sezon, ndërsa është aktivizuar nga stoli në dhjetë ndeshje të tjera.

Ai ka qenë i rregullt në ndeshjen e këtij sezoni të Kupës së Mbretit, që gjë sugjeron se ai mund të luajë në ndeshjen kundër Barcelonës, e cila do të zhvillohet sonte në orën 21:00, në Camp Nou.

“Nëse trajnerët tanë e kërkojnë një lojtar dhe ai lojtar dëshiron të largohet nga Real Madridi, atëherë natyrisht që ne do ta transferonim. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur gjatë kohës sa kam qenë unë këtu”, ka thënë Bartomeu.

“Nuk ka asnjë pakt mes neve. Të gjithë tentojnë ta bëjnë skuadrën e tyre më të mirë, më garuese. Isco? Për hir të Real Madridit, unë do të flisja fillimisht me presidentin e Real Madridit [Florentino Perezin]. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...