​Policia me detaje tjera rreth testimit të kandidatëve për kadetë policor

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera për kandidatët për kadetë policor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, të cilët do t’i nënshtrohen testimit nga data 21 deri 28 shkurt.

Policia njofton kandidatët se hapësira brenda kësaj akademie mund të shfrytëzohet për parkimin e automjeteve e nëse hapësira brenda AKSP-së është e pamjaftueshme janë siguruar 150 vend-parkime afër palestrës sportive “Jeton Tërstena”, në Vushtrri.

“Për mbarëvajtjen e trafikut dhe orientimin e kandidatëve, janë angazhuar zyrtarë policorë në udhëkryqet e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, andaj për çdo informatë kandidatët mund t`iu drejtohen zyrtarëve policorë. Me qëllim të lehtësimit të gjetjes së lokacionit të AKSP-së, kandidatët mund të përdorin skicën e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë deri te objekti i AKSP-së, të bashkëngjitur me këtë informacion”, thuhet në njofitm.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...