​Pogba e kërkon transferimin në Barcelonë

PUBLIKUAR

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, thuhet se nuk dëshiron të luajë më për trajnerin e tij, Jose Mourinhon.

Francezi i ka thënë lojtarëve dhe shefit ekzekutiv të “Djajve të kuq”, Ed Woodwardit, se ai dëshiron të transferohet në Barcelonë, raporton DailyMail, transmeton Gazeta Express.

Madje thuhet se 25-vjeçari ka arritur marrëveshje me katalonasit për një kontratë, sipas së cilës Pogba do të fitonte 100 milionë euro për pesë vite.

Klubi anglez nuk dëshiron të shesë francezin, pasi që do ta kishin pothuajse të pamundur të gjenin një mesfushor tjetër për ta zëvendësuar para se të mbyllet afati kalimtar në Angli, të enjten. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...