​Pochettino: Tottenhami do të fitojë tituj këtë sezon

PUBLIKUAR

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka insistuar që skuadra e tij është e përkushtuar të fitojë trofe këtë sezon dhe ai nuk do të jetë i kënaqur nëse vetëm arrijnë të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Klubi londinez ka përfunduar në pozitën e dytë dhe të tretë në tri sezonet paraprake të Premierligës. Mungesa e suksesit ka bërë që ekipi të mos arrijë shumë as në Ligën e Kampionëve, për shkak të mungesës së përvojës, transmeton Gazeta Express.

“Nëse disa njerëz mendojnë se trajneri i Tottenhamit nuk dëshiron të fitojë, atëherë ata janë çmendur. Unë jam këtu për të fituar. Realiteti është që ne duamë të fitojmë, por se a i kemi mjetet e duhura për të arritur këtë është temë tjetër”, ka thënë Pochettino.

“Është detyra ime që të fitojnë dhe kam përgjegjësi për ta bërë këtë gjë pas katër viteve me klubin. Ndoshta historia dhe realiteti ynë tani janë të ndryshëm, por lojtarët janë duke luftuar dhe punuar shumë për të arritur këtë gjë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...