Fituesi i Kupës së Botës, Andrea Pirlo, është në bisedime të avancuara me klubin gjysmë profesional nga Australia, Avondale FC, për t’u kthyer nga pensionimi për një paraqitje.
39-vjeçari italian për herë të fundit luajti për New York City më 2017, pas një karriere të shquar për gjigantët italianë, Milan dhe Juventus, transmeton Express.
Fox Sports raporton se Avondale, e cila do të luajë ndaj Sydney FC në çerekfinale të FFA Cup, është shumë afër ta bindë Pirlon t’i mbathë këpucët e futbollit edhe për një ndeshje të fundit.
Avondale do të përballet me kampionin në fuqi të FFA Cup të mërkurën më 19 shtator, dhe e gjithë vëmendja tani është kah Prilo, nëse ai do ta bëjë këtë paraqitje habitëse apo jo.
Pirlo luajti për tri sezone në MLS dhe ndeshjen e fundit profesionale e luajti në nëntor të vitit të kaluar. /Express/


