Shumë lojtarë për të kërkuar më shumë minuta ose para, vendosin të ndërrojnë skuadër, por jo gjithnjë shkon mirë për ta
Kjo ka ndodhur edhe me lojtarët si Javier Balboa (Real Madrd), Hleb (Arsenal), Robinho (Real Madrid), Pedro (Barcelonë) dhe Fabregas (Arsenal).
Javier Balboa nuk ishte asnjëherë zgjedhje e parë në Real Madrid, por ai kishte luajtur mjaft minuta në sezonin 2007-08.
Në fund të këtij sezoni vendosi të largohej për të kaluar në Benfica, ku kishte dhe më pak minuta dhe karriera e tij shko drejt shkatërrimit.
Alexander Hleb ishte zgjedhje e parë në Arsenal, para se të largohej për të kaluar në Barcelonë, ku ishte shumicën e kohës në bankën rezervë dhe asnjëherë zgjedhje e parë e trajnerit Pep Guardiola.
Robinho pas tre viteve nuk po kalonte momente të mira në Real dhe në vitin 2008 u largua për të kaluar në Manchester City, aty ku nisi rënia e tij si futbollist.
Që nga ai vit, braziliani ndërroi edhe shumë skuadra, por asnjëherë nuk arriti nivelin e tij që kishte në Real.
Pedro, spanjolli ishte një nga lojtarët kryesor në epokën Pep Guardiola në Barcelonë, por pas largimit të tij humbi minutat dhe kështu u largua drejt Chelseat.
Edhe pse sezonin e kaluar nën Antonio Conten kishte minutazhë të kënaqshme, Pedro ende nuk ka arritur të tregoi nivelin e tij të vërtetë.
Cesc Fabregas ishte një nga mesfushorët më të mirë në botë sa ishte pjesë e Arsenalit, por dëshira për t’u kthyer në skuadrën e fëmijërisë Barcelona dhe të luaj nën drejtimin e Pep Guardiolas, bëri që ai në vitin 2011 të ndërronte skuadër.
Kjo shkoi shumë keq për të, ku pas tre viteve u largua nga Camp Nou për t’u kthyer sërish në Premierligë, por kësaj radhe te Chelsea. /Express/


