​Përsëri zënka në Man United, edhe këtë herë Pogba në qendër

PUBLIKUAR

Romelu Lukaku dhe Paul Pogba ishin të përfshirë në një zënkë të vogël, pas fitores së Manchester Unitedit kundër Southamptonit, me rezultat 3:2. Zënka ndodhi për shkak të penalltisë që mesfushori francez e humbi në minutat shtesë të lojës.

Pogba, i cili i gjuan gjithmonë penalltitë për “Djajtë e kuq”, insistoi që ta bëjë këtë gjë edhe në atë ndeshje, përkundër që Lukaku e kishte mundësitë për ta kompletuar het-trikun e tij, transmeton Gazeta Express.

Sipas të përditshmes angleze, The Sun, Lukaku ishte zemëruar me francezin pasi që besonte se i kishte ndihmuar Pogbas gjatë kohës që trajner kishte qenë Jose Mourinho. Për këtë arsye, ai mendonte se e meritonte që Pogba t’ia jepte mundësinë për ta gjuajtur penalltinë.

Trajneri në detyrë, Ole Gunnar Solskjaer, u detyrua të ndërhyjë mes dy miqve të mirë,  për ta qetësuar gjendjen në zhveshtore, sipas The Sun. Megjithatë, kjo e përditshme angleze kishte raportuar edhe për zënka të tjera në klub, të cilat kishin rezultuar të mos jenë të vërteta.

Manchester Unitedi ishte duke pësuar disfatë në ndeshjen e së shtunës, në kuadër të Premierligës, në Old Trafford, në pjesën e parë. “Djajtë e kuq” u treguan më të mirë në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi që Andreas Pereira dhe Romelu Lukaku e shënuan nga një gol brenda gjashtë minutave, transmeton Gazeta Express.

Rezultati u barazua përsëri në minutën e 75-të përmes golit të shënuar nga James Ward-Prowse. Mirëpo, në minutën e 88-të, Lukaku e shënoi edhe golin e tij të dytë për këtë ndeshje. Paul Pogba gaboi nga penalltia në minutat shtesë të lojës, duke bërë kështu që ndeshja të përfundojë me rezultat 3:2.

Këto tri pikë janë mjaft të rëndësishme për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, pasi që tani ata ngrihen në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës, pas barazimit të Arsenalit kundër Tottenhamit. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/perseri-zenka-ne-man-united-edhe-kete-here-pogba-ne-qender-632618/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...