​“Pensionimi i Ozilit, reagim ndaj stresit”

PUBLIKUAR

Ish-lojtari i Gjermanisë, Kevin-Prince Boateng, beson se pensionimi i Mesut Ozilit nga Kombëtarja e Gjermanisë vjen si rrjedhojë e stresit me të cilin është ballafaquar ky i fundit, pas kritikave dhe diskriminimit që ka përjetuar.

Për më tepër, Boateng ka bërë të ditur se edhe ai ishte ndierë në mënyrë të ngjashme me Ozilin më herët. Për këtë arsye, ai kishte vendosur të luante për Kombëtaren e Ganës përfundimisht, përkundër faktit që sa kishte qenë i vogël, kishte qenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë, transmeton Gazeta Express.

Ozili u largua nga Kombëtarja e Gjermanisë pas eliminimit të tyre të hershëm në Kupën e Botës, duke u ankuar se ishte përballur me racizëm dhe se ishte fajësuar padrejtësisht për dështimin e skuadrës së tij në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Kritikat kishin ardhur pasi që Ozili dhe bashkëlojtari i tij, Ilkay Gundogan, të cilët kanë lindur në Gjermani por kanë origjinë turke, kishin bërë një fotografi në maj me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ylli i Arsenalit, Ozili, e kishte fajësuar Grindelin në deklaratën trefaqëshe që e kishte publikuar në Twitter për zyrtarizmin e pensionimit të tij, duke thënë se “në sytë e Grindelit dhe mbështetësve të tij, unë jam gjerman kur fitojmë, por jam emigrant kur humbasim”. Mirëpo, Grindeli i ka mohuar këto akuza.

Boatengu ka thënë se ishte habitur nga vendimi i Ozilit për t’u larguar nga Kombëtarja e Gjermanisë, por ai e pranon se e kupton zgjedhjen e tij, pasi që edhe vetë ai kishte përjetuar diçka të ngjashme me të.

“Nuk e prita. Mendoj se ishte një lloj reagimi ndaj stresit, dhe këtë po e them nga përvoja. Unë e di se si është kur të gjithë të sulmojnë, kur kritikohesh rëndë. Madje, kur sulmohet edhe familja jote”, ka thënë Boateng. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...