​Pas 17 vitesh, Pique përsërit gjestin e Figos

PUBLIKUAR

Gerard Pique vazhdon të has në vështirësi në ndeshjet e La Ligas

Përveç ndeshjeve me Spanjën, ku tifozët në vazhdimësi po e vërshëllejnë qendërmbrojtësin, Gerard Pique, këto skena kanë filluar të shfaqen edhe në La Liga.

Pique po kritikohet shumë nga tifozët në Spanjë, për shkak të deklaratave të tij për Katalonjën.

Skena të tilla kishte edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Atletico Madridit, ku para se të fillonte takimi, kishte aq shumë vërshëllima ndaj tij, sa Pique u detyrua t’i mbyllte veshët.

Një ngjarje e tillë i kishte ndodhur edhe Luis Figos, kur ishte kthyer për herë të parë në Camp Nou pas transferimit në Real Madrid në vitin 2000. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...