​Panucci afër largimit nga Shqipëria pas ofertës që mori nga Roma

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Pozitat e Eusebio di Francescos në pankinën e Romës janë tronditur ndjeshëm në këtë sezon.

Klubi verdhekuq tashmë ka nisur kërkimet për zëvendësuesin e tij dhe një prej emrave që kanë filluar të qarkullojnë kohët e fundit është ai i trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Cristian Panucci, një emër ky i njohur për tifozerinë e skuadrës romane duke qenë se ai ka kaluar një pjesë të mirë të karrierë si futbollist pikërisht me fanelën verdhekuqe.

Sipas të përditshmes italiane ‘Il Messaggero’, trajneri i kombëtares shqiptare, që është kurioz të mësojë nëse drejtuesit e Romës e konsiderojnë vërtet si një kandidat të mundshëm për të drejtuar këtë skuadër që ka zbritur në vendin e 10 të klasifikimit në këtë sezon të Serisë A.

Gjithnjë sipas ‘Il messaggero’, Christian Panucci, që ndodhet në Santo Domingo bashkë me djalin e tij Juan, në të vërtetë nuk i ka ndërprerë raportet me Franco Baldinin, ashtu sikurse edhe ato me De Rossin.

Problemi në këtë pikë për Panuccin është kontrata që ai ka me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila skadon në nëntor të vitit 2019, kur mbyllet edhe faza kualifikuese e Evropianit të 2020. Il Messaggero thekson gjithashtu se ditën e premte, Panucci do të kthehet në Itali pikërisht në prag të sfidës mes Romës dhe Parmës në Tardini dhe me shumë gjasa do të ndjekë këtë përballje dhe kjo mund të tregojë shumë për të ardhmen e trajnerit. /TCH/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...