​Ozil: Nuk më intereson çfarë thonë kritikët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka thënë se atij nuk i intereson çfarë thonë kritikët e tij pasi që e kupton se jo çdokujt mund t’i pëlqej stili i lojës së tij.

Mesfushori gjerman dhe origjinë turke është bërë  një figurë mjaft kontroverse gjatë periudhës së tij në Arsenal, pasi që paraqitjet e tij i kanë sjellë sa tifozë aq edhe kritikë, transmeton Gazeta Express.

Përkundër që ai ishte kampion bote me Gjermaninë dhe e ka dëshmuar talentin e tij plot herë në ndeshjet më të mëdha, ai kritikohet shpeshherë për paraqitjet e tij. Megjithatë, ai e kupton se jo të gjithëve mund t’iu pëlqejë.

“Shikoni, unë e di se ka shumë njerëz që nuk iu pëlqej. Ky është një fakt i jetës. Por, për mua, është e rëndësishme çfarë mendojnë dhe çfarë më thonë njerëzit e afërt me mia”, ka thënë Ozil para ndeshjes së Evropa Ligës.

“Jashtë këtij rrethi, s’më intereson çfarë thonë njerëzit. Nuk ka aspak ndikim te unë. Nëse trajneri ose njerëzit e afërt me mia më thonë: ‘Mesut, duhet ta bësh këtë ose atë’, atëherë unë i dëgjoj, e marr këtë këshillë dhe punoj për këtë gjë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...