​Nuk është kapiten, por De Biasi ia beson Hysajt detyrën që kishte Cana

PUBLIKUAR

Elseid Hysaj do të bëjë punën që bënte Lorik Cana, duke përkthyer për pjesën tjetër të ekipit

Mund të jetë ndër lojtarët më të rinj në grupin e Kombëtares shqiptare të futbollit, por Elseid Hysaj është kthyer në një prej lojtarëve tek të ciklet trajneri Gianni De Biasi beson më shumë.

Ndonëse nuk i është dhënë shiriti i kapitenit, duke qene i treti në radhë pas Ansi Agollit dhe Mërgim Mavrajt, futbollistit i është besuar një rol të cilin më parë e mbante Lorik Cana, shkruan Panorama Sport.

Gjatë stërvitjeve të skuadrës, Cana zakonisht kryente rolin e përkthyesit për pjesën tjetër të ekipit, kur trajneri shpjegonte ushtrimet që duheshin bërë apo manovrat taktike.

Ndonëse në ekip ka futbollistë të tjerë me shumë eksperiencë dhe që e kuptojnë mirë gjuhën italiane, De Biasi ia ka besuar këtë detyrë Hysajt, i cili tashmë u përkthen të gjithë futbollistëve të tjerë detyrat që kanë do të kenë në fushë dhe atë që duhet të bëjnë në çdo moment. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...