Sulmuesi i PSG-së, Neymar ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, francezin Kylian Mbappe
PSG ka vazhduar me paraqitje të mira në Ligën e Kampionëve, pasi ka shënuar edhe fitoren e tretë në tre ndeshjet e para, duke mposhtur në udhëtim Anderlechtin 0:4.
Golat në këtë takim i shënuan Mbappe, Cavani, Neymar dhe Di Maria.
Pas ndeshjes Neymar kishte vetëm fjalë të mëdha për Mbappe, ku tha se shpreson ta ndihmojë ashtu sikurse Leo Messi bëri me të.
“Mbappe? Ai është djalosh i artë. Ai është lojtar i madh dhe i ka të gjitha kualitetet për t’u bërë një futbollist i madh botëror. Shpresoj se do të bëjë me të atë që bëri Messi me mua”, u shpreh Neymar. /Express/


