​Neymar: Messi është idhulli im

PUBLIKUAR

Sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij në Barcelonë, Lionel Messi është idhulli i tij, ndërsa Cristiano Ronaldon e përshkruan si përbindëshin e futbollit.

Neymari kishte luajtur për katër vite bashkë me Messin në Camp Nou, dhe ata të dy kishin qenë pjesë e lidhjes së sulmit, MSN-së, së bashku me Luis Suarezin. Aty i kishte fituar dy tituj të La Ligës, tre tituj të Copa Del Rey dhe një titull të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

“Unë kam luajtur me Messin, i cili është, për mua, një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit dhe ai është idhulli im. Me Messin, unë mësoja çdo ditë, në stërvitje ose në fushë, ose vetëm duke e shikuar”, ka thënë Neymar.

“Përballjet me Messin dhe me Ronaldon dhe momentet kur luaja së bashku me Leon më kanë bërë mua më të fortë dhe e kanë ngritur kapacitetin tim në fushë sepse unë mësoja shumë gjëra të reja nga ai”.

“Ndërsa sa i përket Ronaldos, ai është një bishë. Përballja me të është një kënaqësi dhe nder, por ne duhet të jemi më të përgatitur. Ai është njëri ndër më të mirët në futboll kështu që ti bëhet më i mençur, qëndron më i alarmuar kur përballesh me të”.

“Kështu që, ata janë dy futbollistët me të cilën mund të lidhem sepse dua të mësoj nga ta, dua më shumë, dua të fitoj, dua trofe dhe dua të shënoj më shumë gola. Kështu që unë vazhdoj të mësoj nga ta çdo ditë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...