​“Nënë e Lukakut shkonte në ndeshje me certifikatën e lindjes”

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Manchster Unitedit, Romelu Lukaku kur ishte fëmijë ka qenë shumë më i zhvilluar se moshatarët tjerë që luanin futboll

Mino Raiola, agjenti i Romelu Lukakut ka treguar se si nënë e futbollistët është dashur të kishte çdo herë certifikatën e lindjes së djalit, për t’ua dëshmuar të tjerëve moshën e tij.

Lukaku kur ishte 12 ose 14 vjeçar ka qenë shumë më i zhvilluar se bashkëlojtarët he kundërshtarët, të cilët e akuzonin se ishte më i madh se sa thuhej.

Kështu nënë e Lukakut u duhej të jua dëshmonte me certifikatë moshën e tij.

“Nëna e Lukakut shkonte në ndeshje me certifikatën e lindjes. Prindërit e lojtarëve të tjerë nuk besonin se Lukaku ishte 12 ose 14 vjeçar, sepse fizikisht ishte shumë më i zhvilluar se të tjerët”, tregoi Raiola.

“Ata thoshin se ai ishte më i madh dhe nuk kishte lindur në Belgjikë, prandaj ajo duhej të tregonte provat”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...