​Ndihmëstrajneri i Man Unitedit tallet me Mourinhon, përmes Pogbas

PUBLIKUAR

Ndihmëstrajneri i Ole Gunnar Solskjaerit, Mike Phelan, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, për të ironizuar me Jose Mourinhon, i cili u shkarkua nga Manchester Unitedit në fund të vitit të kaluar.

Mourinho u shkarkua më 18 dhjetor të vitit të kaluar, pas dy sezoneve e gjysmë si trajner i “Djajve të kuq”. Në momentin kur u shkarkua portugezi, Manchester Unitedi ishte 19 pikë larg liderit të Premierligës, Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.

Pasi u bë i ditur lajmi për shkarkimin e portugezit, Paul Pogba e kishte postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku dukej se tallej me ish-trajnerin e tij, me të cilin nuk kishte marrëdhënie aspak të mira.

“Përshkruajeni këtë”, kishte shkruar Pogba mbi fotografinë e postuar.

Tani, këtë përshkrim e ka përdorur edhe ndihmëstrajneri i Manchester United, Phelan, i cili kishte qenë në këtë pozitë edhe gjatë kohës sa Sir Alex Ferguson ishte trajner i “Djajve të kuq”.

Përderisa Pogba kishte bërë të ditur se postimi i tij kishte qenë i sponsorizuar nga Adidasi dhe nuk kishte të bënte aspak me Mourinhon, është e qartë që postimi i Phelan është bërë nga vet anglezi.

“Djajtë e kuq” janë të pamposhtur në Premierligë që kur në pozitën e trajnerit u emërua Solskjaer, si zëvendësues i përkohshëm i Mourinhos. Që nga atëherë, “Djajtë e kuq” i kanë fituar nëntë ndeshje.

Kjo ecuri ka bërë që Manchester Unitedi të ngrihet në pozitën e pestë në tabelën e Premierligës, një pikë larg vendit të katërt, që ia siguron kualifikimin për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...