​Navas poston mesazh lamtumirës për Real Madridin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, ka lënë të kuptohet se ai mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku duket se po përshëndetet me Real Madridit.

Portieri nga Kosta Rika duket se e konfirmoi largimin e tij nga gjiganti madrilen në postimin e tij të fundit, ku mbi një foto me fanellën e Real Madridi, ai shënoi: “Faleminderit për gjithçka”, transmeton Gazeta Express.

Edhe para se Navas ta publikonte këtë postim në llogarinë e tij në Instagram, spekulimet për largimin e tij nga Santiago Bernabeu kishin filluar, pasi që sipas SPORT, Arsenali kishte bërë një ofertë prej 16 milionë eurosh për 32-vjeçarin.

Mediat italiane raportojnë se edhe Roma e ka shprehur interesimin për t’i siguruar shërbimet e portierit të Real Madridit.

Navas ka qenë lojtar i “Los Blancos” që nga viti 2014, si dhe ishte zgjedhja e parë për pozitën e portierit në këtë klub gjatë viteve 2015-2018. Ai e ndihmoi klubin e tij ta fitonte tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, pas transferimit të Thibaut Courtois gjatë afatit kalimtar të verës, Navas e humbi vendin në formacionin e parë të “Los Blancos” dhe Santiago Solari e ka bërë të qartë se Navas do të aktivizohet vetëm në ndeshjet e Copa del Rey. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...