​Muller: Mediat duan turbullira në Bayern

PUBLIKUAR

Sulmuesi gjerman, Thomas Muller ka folur pas fitores 2:1 ndaj Borussia Dortmund, të cilën skuadër e eliminuan nga Kupa e Gjermanisë

Ai ka thënë se skuadra ka fituar 15 nga 16 ndeshjet e fundit, por thotë se mediat nuk janë të kënaqura, pasi duan turbullira.

Por, ai tha se skuadra është shumë mirë dhe shpreson se kështu do të vazhdojnë edhe në pjesën e dytë të sezonit.

“Pak turbullira në Bayern është saktësisht ajo që mediat duan. Por, të fitosh 15 nga 16 ndeshje është diçka që ne e shikojmë me kënaqësi”, tha fillimisht Muller gjatë një takimi me gazetarë.

“Arsye pse ne jemi të lumtur në Bayern është se kurrë nuk mërzitemi. Presioni është gjithmonë aty, por në javët e fundit kemi rezistuar shumë mirë”.

“Ne duam që ta marrim këtë motivim edhe në pjesën e dytë të sezonit. Ne kemi bazë të mirë për të vazhduar dhe sulmuar”, u shpreh në fund gjermani. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...