​Mourinho vazhdon kritikat ndaj lojtarëve të tij

PUBLIKUAR

Trajneri Jose Mourinho e ka kritikuar Anthony Martialin, pasi që ky i fundit nuk iu është bashkangjitur skuadrës së Manchester Unitedit menjëherë pas lindjes së fëmijës së tij.

Francezi startoi në të dy ndeshjet e para të turneut parasezonal në SHBA. Pas këtyre dy ndeshjeve, ai i largua për në Francë pasi që e dashura e tij do të lindte, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse është i lumtur për 22-vjeçarin, Mourinho ka thënë se Martiali është dashur të kthehej në SHBA deri tani.

“Anthony Martialit i ka lindur një fëmijë. Pas lindjes së fëmijës – fëmijë i bukur dhe i shëndetshëm, falë Zotit – ai duhej të ishte këtu, por nuk është”.

Agjenti i Anthony Martialit gjatë kësaj vere ka deklaruar se francezi dëshiron të largohet nga Djajtë e Kuq. Ndër klubet e interesuara për të janë Chelsea, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...