​Mourinho tregon pse e zëvendësoi Pogban, nuk ishte për shkak lëndimi

PUBLIKUAR

Jose Mourinho edhe një herë tjetër ka zëvendësuar mesfushorin Paul Pogba, kësaj radhe në humbjen 1:0 nga Newcastle United

Mesfushori francez, Paul Pogba vazhdon të ketë probleme në Manchester United dhe ende nuk ka arritur të përmbush pritshmeritë.

Ai vazhdon të luajë rregullisht, por jo në nivelin që ishte pritur, duke mos arsyetuar asnjëherë shumë prej 105 milionë eurosh që pagoi Unitedi kur e transfero inga Juventus në vitin 2016.

Në humbjen e sotme nga Newcastle, Pogba u zëvendësua në pjesën e dytë dhe sipas trajnerit Jose Mouinho, arsyeja ishte teknike.

“Pogba? Nuk ka probleme fizike. Dëshiroja një mënyrë tjetër të luajturit në mesfushë, sepse Newcastle po mbrohej në bllok”, tha Mourinho për Sky Sports.

“E doja thjeshtësinë e Carrick dhe dëshiroja që Sanchez të luante më afër Lukakut si sulmues i dytë”, u shpreh në fund portugezi.

Pas 27 xhirove të Premierligës, United renditet në vendin e dytë më 56 pikë, 16 më pak se sa City në vendin e parë dhe gjashtë pikë më shumë se sa Chelsea në vendin e pestë, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...