Manchester United nuk do t’ia vazhdojë kontratën Zlatan Ibrahimovocit
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka vendosur që sulmuesit Zlatan Ibrahimovic mos t’i ofrohet një kontratë e re.
Ai beson se në të mirë të skuadrës do të ishte transferimi i një sulmuesi të ri, se sa të mbahej Ibrahimovic, i cili përveç që është i lënduar, ka pagë shumë të lartë.
Ibrahimovic do të humbas pjesën e parë të sezonit, për shkak se ka operuar ligamentin e gjurit.
Në vend të tij në United, pritet të transferohet sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata. /Express/


