​Mourinho e mbron Ramosin, pas përplasjes me Messin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Jose Mourinho beson se qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, e goditi qëllimisht kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, në fytyrë. Por, portugezi e arsyeton këtë veprim të Ramosit, duke thënë se ai e bëri me qëllim që ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes.

Ramos e goditi me dorë Lionel Messin gjatë një aksioni, edhe pse nuk është e qartë nëse e bëri këtë gjë me qëllim.  Messi mbeti i shtrirë në fushë nga ky incident, mirëpo gjyqtari Alberto Undiano Mallenco nuk e konsideroi të parregullt dhe e sinjalizoi vazhdimin e lojës, transmeton Gazeta Express.

Pas kësaj, Messi u ngrit në këmbë dhe aty filloi një zënkë me Ramosin, kur të dy futbollistët i përplasën kokat me njëri-tjetrin.

Një lloj zënke filloi edhe mes të gjithë lojtarëve pasi gjyqtari e sinjalizoi përfundimin e ndeshjes, mirëpo gjithçka përfundoi shumë shpejt dhe të dy skuadrat u drejtuan për në zhveshtoret e Santiago Bernabeut.

“Mendoj se në pjesën e parë, që të dy skuadrat e kishin topin, por ata nuk e lënduan shumë njëri-tjetrin. Ndeshja nuk e kishte temperaturën e një derbi, të një El Clasico që mund ta vendosë garën për titull”, ka thënë Mourinho.

“Mendoj se veprimi i Sergio Ramosit është një veprim e një lojtari që e di se ndeshja duhet të ndryshojë. Ai e bëri këtë me qëllimin që ta krijojë një temperaturë tjetër për pjesën e dytë, sepse, deri atëherë, ndeshja kishte qenë shumë e butë, për mendimin tim”.

Barcelona e filloi këtë ndeshje me rezultat 1:0. Tri pikët e fituara nga kjo ndeshje bëjnë që Barcelona ta përforcojë pozitën e parë në tabelën e La Ligës, plot 12 pikë para “Los Blancos” e dhjetë pikë para Atletico Madridit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...