​Moto GP, Dovizioso triumfon në Malajzi

PUBLIKUAR

Shi dhe pistë e lagur në pistën e Malajzisë për garën e radhës të Moto GP.

Në Sepang vijën e finishit e preu i pari Andrea Dovizioso me Ducatin zyrtar, duke lënë pas Valentino Rossin dhe Jorge Lorenzon, dy pilotët e Yamahas.

Kjo është fitorja e parë e Doviziosos me motorin Ducati, ndërsa Rossi me këtë vend të dytë siguroi matematikisht vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.

Ndërkohë, Marc Marquez, ai që e ka fituar tashmë këtë kampionat, është rrëzuar sërish, së bashku me Crutchlow dhe Iannone, në kohën që po udhëhiqnin garën.

Në vend të katërt e të pestë përfunduan garën Barbera dhe Baz, të dy me Ducati privat.

Quarta e quinta le Ducati private di Barbera e Baz. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...